Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje, është refuzuar rekomandimi i Sekretariatit për rinumërim të votave me postë, e që u shpallën të pavlefshme.
Pas këtij vendimi, u ankua anëtarësi i Vetëvendosje.
Alban Krasnqi, tha se kjo përbën çështje penale.
Pas kësaj pati përplasje me anëtarë të tjerë të KQZ-së, shkruan Ekonomia Online transmeton Klankosova.tv
Rekomandimi i Sekretariatit ishte që të hapeshin 177 vendvotime për vlerësim të votave të pavlefshme, bazuar në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Në këto vendvotime ishin 1 mijë e 631 fletëvotime që ishin shpallur të pavlefshme.
The post KQZ refuzon rinumërimin e votave me postë e që u shpallën të pavlefshme appeared first on Klan Kosova.


