Komunave të Kosovës pritet t’u dalin edhe disa të holla nga duart, për të paguar stafin mbështetës që do të angazhohen në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
E ky obligim që iu ka rënë mbi supe, s’po pritet mirë nga kryetarët, raporton Klan Kosova.
Për ta kundërshtuar këtë praktikë që sipas shtëpisë së Komunave, nisi së zbatuari në zgjedhjet e fundit nga ky institucion, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i dërguan edhe kërkesë për marrjen e kësaj përgjegjësie.
Për këtë nuk morën përgjigje, por që kanë shpresë se një vendim do merret shpejtë.
Televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga KQZ-ja, por që deri në transmetimin e kësaj kronike nuk e pranoi një të tillë.
Ndiqeni të plotë kronikën më poshtë:


