Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive| Shpërthim me granatë pas mesnate në Prishtinë, kamerat kapin të dyshuarin...

Ekskluzive| Shpërthim me granatë pas mesnate në Prishtinë, kamerat kapin të dyshuarin duke lëvizur me biçikletë – dëmtohet shtëpia dhe një Audi Q8

Një shpërthim i fuqishëm ka trazuar pas mesnate një lagje në Prishtinë, ku një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka hedhur granatë dore në oborrin e një shtëpie, raporton Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 30 gusht, rreth orës 01:10, në rrugën “Demë Ahmeti” në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se Policia është alarmuar pas raportimit për një shpërthim, ndërsa njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Dy banorë kanë deklaruar se fillimisht kishin dëgjuar shpërthimin dhe, pasi kishin dalë nga shtëpitë, kishin konstatuar dëmet e shkaktuara.

Sipas informacioneve të para, mjeti shpërthyes dyshohet të ketë qenë granatë dore, e cila ishte hedhur në oborrin e shtëpisë së njërit prej ankuesve.

Nga shpërthimi është dëmtuar fasada e shtëpisë, ndërsa copëzat e mjetit shpërthyes kanë përfunduar edhe në pronën fqinje.

Aty është dëmtuar edhe një veturë luksoze e tipit Audi Q8.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe doreza e granatës, e cila është trajtuar nga njësitë kompetente.

Por një detaj i rëndësishëm për hetuesit pritet të jenë pamjet e kamerave të sigurisë.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, nga pamjet e siguruara në zonë dyshohet se personi që hodhi mjetin shpërthyes po lëvizte me biçikletë.

Identiteti i tij ende nuk është zbuluar.

Në vendngjarje kanë dalë Hetimet dhe Forenzika e Stacionit Policor Veriu, Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale, si dhe Njësia për Deminim, të cilat kanë kryer ekzaminimet përkatëse.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar hetim për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Hetimet për identifikimin e personit të dyshuar dhe zbardhjen e motivit të sulmit po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT