Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeLajmeKosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut në “Taranto 2026”

Kosova triumfon ndaj Maqedonisë së Veriut në “Taranto 2026”

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra ka shënuar fitoren e dytë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Vashat kosovare mposhtën Maqedoninë e Veriut me rezultat 3:1 në sete, 30:28, 25:17, 19:25 dhe 25:16.

Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës në këtë garë, pas triumfit ndaj Algjerisë, ndërsa deri më tani ka regjistruar edhe një humbje nga Greqia.

Kosova tashmë e ka përpara një përballje vendimtare ndaj Turqisë, e cila do të zhvillohet nesër.

Ndeshja pritet të jetë përcaktuese për kalimin e Kosovës në fazën tjetër të garës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT