Federata e Futbollit e Kosovës, e ka aranzhuar një ndeshje miqësore me Armeninë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 6 qershor 2025 në stadiumin âFadil Vokrriâ në Prishtinë.
Lajmi u bë i ditur nga FFK-ja përmes një postimi.
“Kjo përballje do tâi shërbejë përzgjedhësit Franco Foda për të testuar dhe përgatitur ekipin për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, që do të nisin në shtator, e ku Kosova bën pjesë në grup shumë të fortë me Suedinë, Zvicrën dhe Slloveninë:, thuhet në njoftim.
Para miqësores, “Dardanët” do të kenë dy sfida vendimtare gjatë këtij muaji ndaj Islandës, në kuadër të âplay-offâ-it të Ligës së Kombeve, e ku synojnë promovimin në Ligën B.
Ndeshja e parë zhvillohet më 20 mars, në orën 20:45 në stadiumin âFadil Vokrriâ, derisa ndeshja e dytë më 23 mars, në qytetin spanjoll Mursia.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


