Sinjali meson ekskluzivisht se gjyqtari i arrestuar sot nga organet e rendit eshte Avdirrahman Gashi, gjyqtar ne Gjykaten Themelore ne Prishtine – Dega ne Lipjan.
Sipas informacioneve te para qe ka siguruar Sinjali, Gashi eshte arrestuar gjate dites se sotme, ndersa deri ne keto momente nuk jane bere te ditura zyrtarisht rrethanat qe kane çuar ne arrestimin e tij.
Ende nuk ka informacione te konfirmuara lidhur me vepren penale per te cilen dyshohet gjyqtari Gashi, e as per veprimet e metejme qe pritet te ndermerren ndaj tij.
Sinjali eshte duke percjelle nga afer zhvillimet lidhur me rastin dhe do t’ju mbaje te informuar sapo te sigurohen detaje te reja.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


