Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillon një takim, ndërsa në të njëjtë n kohë në Kuvend ishin deputetë të PDK-së dhe Aleancës, të cilët po kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive.
Takimi i LDK-së vjen një ditë pasi kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur se partia do të qëndrojë në opozitë dhe se heq dorë nga çdo kërkesë për marrëveshje, raporton Klankosova.tv.


