Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeKos anulon vizitën në Prishtinë, Arifi: Politika e jashtme e Kosovës ka...

Kos anulon vizitën në Prishtinë, Arifi: Politika e jashtme e Kosovës ka vdekur! (VIDEO)

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka anuluar vizitën e planifikuar në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend.

Këtë zhvillim nuk e gjuan diçka të re për Kosovën, opinionisti Avni Arifi, transmeton Klankosova.tv.

“Viti 2025 është vit i humbur për Kosovën, ne jemi duke humbur miliona që do të ishin në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Politika e jashtme e Kosovës ka vdekur”, tha Arifi në emisionin “Ora Shtatë”.

Ndërsa sipas gazetarit Vullnet Krasniqi, rrezik për vendin mbesin mosmiratimi i disa nga marrëveshjet ndërkombëtare.

“Po rrezikohen 120 milionë euro për tri marrëveshje të mëdha”, tha ai në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT