Policia dhe Inspektorati i Tregut kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mjeteve të mprehta dhe pajisjeve të tjera të dyshimta nga shitësit ambulantë në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë.
Sipas komunikatës së Policisë, aktiviteti ka nisur më 5 gusht, kur gjatë kontrolleve janë vërejtur shitës ambulantë duke tregtuar mjete të mprehta, boksa metalikë dhe sende të tjera.
Aksioni ka vazhduar më 12 gusht, kur inspektorët e tregut, në asistim të zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Pejë dhe duke përfillur procedurat ligjore, kanë kontrolluar disa shitës ambulantë.
Gjatë këtij aktiviteti janë gjetur dhe sekuestruar: 86 mjete të mprehta (brisk), 19 boksa metalikë, 2 shufra metali, 3 futrolle thike.
Policia ka bërë të ditur se aktivitetet janë zhvilluar në bashkëpunim me inspektorët e tregut, me qëllim të parandalimit të shitjes së mjeteve të tilla në këtë lokacion./Klankosova.tv


