Drejtori operativ i televizionit Alsat, Lirim Hajredini, është gjetur pa shenja jete të enjten në mëngjes pranë qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup.
Sipas raportimeve fillestare, dyshohet se Hajredini ka humbur jetën në rrethana që po hetohen nga autoritetet, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e vetëvrasjes.
Hajredini për më shumë se 16 vjet ka shërbyer si drejtor operativ i televizionit Alsat.
Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të procedurave hetimore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


