Thursday, August 13, 2026
spot_img
HomeLajmeTahiri i dërgon letër Deharit, kërkon takim brenda Kuvendit lidhur me seancën...

Tahiri i dërgon letër Deharit, kërkon takim brenda Kuvendit lidhur me seancën konstituive

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se iu është drejtuar një kërkesë Kryesuesit të Seancës Konstituive, Avni Dehari, për zhvillimin e një takimi lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër.

“Në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe të respektimit të procedurave parlamentare, kam propozuar që takimi të zhvillohet deri në orën 13:30, në ambientet e Kuvendit. Pres konfirmimin e kohës dhe vendit të takimit”, ka shkruar Tahiri.

Pas takimit do t’ju drejtohemi mediave në hollin e kuvendit, thuhet në fund të njoftimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT