Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeLajmeKontrolle në burgun e grave në Pogradec – sekuestrohen vibratorë

Kontrolle në burgun e grave në Pogradec – sekuestrohen vibratorë

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në burgun e grave në Pogradec janë konstatuar dhe sekuestruar disa sende të ndaluara, mes të cilave edhe vibratorë.

Sendet janë gjetur gjatë verifikimeve rutinë të kryera nga administrata e institucionit.

Burgu në fshatin Pojskë, pranë Pogradecit, është një strukturë relativisht e re, e hapur në vitin 2024 në kuadër të përpjekjeve për modernizimin e sistemit penitenciar në vend.

Në këtë institucion janë transferuar gratë e dënuara dhe të paraburgosura që më parë qëndronin në burgun e “Ali Demit” në Tiranë.

Aktualisht, në këtë burg ndodhen më pak se 100 gra. Objekti konsiderohet i sigurisë së zakonshme dhe ofron kushte të përmirësuara, në përputhje me standardet e reja për trajtimin dhe akomodimin e personave të dënuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT