Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajmeKonkursi ne QKUK: Ish-kandidati i VV synon postin e drejtorit (VIDEO)

Konkursi ne QKUK: Ish-kandidati i VV synon postin e drejtorit (VIDEO)

Për tentativën e radhës për të përzgjedhur drejtorin e Qendrës Klinike Universitare, konkursi tashmë është mbyllur.

Klan Kosova nga burimet e veta mëson se këtë pozitë po e synon Mentor Zejnullahu që aktualisht e ushtron këtë detyrë, si dhe drejtori i gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, njëherësh edhe ish-kandidat për deputet i LVV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit të 2025.

Zejnullahu për Klan Kosovën e ka konfirmuar aplikimin e tij, kurse Ndrejaj nuk e ka mohuar e as pohuar, duke rekomanduar referimit në njoftime zyrtare.

Ndërkaq, as ShSKUK nuk është përgjigjur se sa dhe kush janë kandidaturat e tjera, përkundër disa adresimeve nga Klani.

Edhe deputeti nga opozita, Armend Zemaj si anëtar i Komisionit për Shëndetësi, ankohet që nuk po arrijnë si trupë të kenë informacione e mungëse transparence nga strukturat udhëheqëse.

Ndërkohë, QKUK-ja, si insitucioni më i lartë shëndetësor në vend që nga 2024 nuk po bëhet dot tamam me drejtor. Dy konkurse kanë dështuar deri më tani.

Nga 2024 deri më 2025, këtë funksion e ushtroi Osman Hajdari dhe aktualisht është Mentor Zejnullahu, që më herët drejtonte një sektor tjetër në administratën e QKUK-së.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT