Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajme“Jo në emrin tim”, edhe sonte protestë në Prishtinë

“Jo në emrin tim”, edhe sonte protestë në Prishtinë

Qytetarët do të protestojnë edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 21:00, ndërsa organizatorët kanë përcaktuar si moto të tubimit shprehjen “Jo në emrin tim”.

Protesta vjen pas aktgjykimit të fundit në Hagë, i cili ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe në mesin e organizatave të dala nga lufta.

Qytetarët pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” për të shprehur qëndrimet e tyre lidhur me vendimin e gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT