Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeKonjufca pret në takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Konjufca pret në takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kryesuar nga Petra Bayr.

Bëhet e ditur se gjatë takimit u fol rreth ligjit të zgjedhjeve dhe në lidhje me pritshmëritë që këto zgjedhje të vazhdojnë traditn e mirë demokratike, si një vend që Kosova asipron zhvillim të madh, me aspirata të anëtarësimit në strukturat ndërkombëtare.

”Po ashtu, kryekuvendari Konjufca ritheksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, ashtu siç ka qenë dhe vijon të mbetet e angazhuar në ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë në vendin tonë, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e kuvendit, transmeton Klankosova.tv.

Në fund, Konjufca thuhet se e ka falënderuar delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për diskutimin, siç thanë, të frytshëm dhe iu uroi qëndrim të mirë në Kosovë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT