Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist.
Sipas një njoftimi nga ana e Kuvendit, Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadorit Almqvist për mbështetjen e Irlandës ndaj Kosovës.
Në njoftim ceket se në këtë takim bashkëbiseduesit diskutuan rreth aktualitetit në Kosovë e më gjerë, për marrëdhëniet bilaterale dhe për nevojën e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve, transmeton Klankosova.tv.
“Kryetari Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj të integrimeve, të zhvillimit, forcimit të mëtejshëm të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në këtë kuadër, kryekuvendari Konjufca nënvizoi se vazhdimi i mbështetjes së Irlandës për Kosovën vijon të jetë shumë i rëndësishëm dhe rikonfirmon partneritetin tonë që zhvillohet në bazë të vlerave dhe interesave të përbashkët”, thuhet tutje në njoftim.
The post Konjufca pret në takim ambasadorin jorezident të Irlandës appeared first on Klan Kosova.


