Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se është ndërprerë sistemi i regjistrimit të hyrje-daljeve në North Macedonia, duke shkaktuar bllokim të plotë të qarkullimit në pikat kufitare me Kosovën.
Sipas njoftimit, autoritetet maqedonase kanë ndalur përkohësisht hyrje-daljet e personave, veturave dhe autobusëve, ndërsa në kufi janë krijuar kolona të gjata automjetesh.
Qytetarëve u është rekomanduar që të përdorin pikat kufitare alternative Stançiq-Bellanovc dhe Glloboqicë, deri në stabilizimin e situatës.
Bllokimi vjen në ditën kur në Shkup pritet të mbahet një protestë e organizuar nga studentët shqiptarë, të cilët kërkojnë garantimin e përdorimit të gjuhës shqipe. Protesta është paralajmëruar të nisë nga ora 16:30.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


