Pas vetaksidentit tragjik që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Dollc të Klinës, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekspertët e komunikacionit.
Nuk dihet nëse në vendin e ngjarjes kishte sinjalizime, pasi u raportua se ato mungonin.
Nga ky vetaksident humbi jetën një 43-vjeçar, pasi i ndjeri me veturë ra në greminën e punimeve që po kryheshin në ndërtimin e rrugës në këtë pjesë.
Të lënduar mbetën bashkëshortja dhe tre fëmijë e tij të mitur./Klankosova.tv


