Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka deklaruar se Rusia po zhvillon një “luftë në hije” kundër infrastrukturës globale.
Përmes një reagimi në rrjetin social X, Wilson ka thënë se Rusia rekruton, trajnon dhe strehon shumë prej operacioneve të saj terroriste në Serbi, të cilën e ka lidhur me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Wilson ka bërë të ditur gjithashtu se është bashkë-sponsor i Aktit për Kabllot Strategjike Nënujore (SSCA), i cili synon të kundërshtojë kërcënimet ruse ndaj infrastrukturës globale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


