Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeKonflikt i dhunshëm në Fushë-Krujë, dy vëllezër përfundojnë në spital – autorët...

Konflikt i dhunshëm në Fushë-Krujë, dy vëllezër përfundojnë në spital – autorët në kërkim

Një konflikt i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Nikël të Fushë-Krujës, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar me mjet prerës dy vëllezër, duke i lënë të plagosur dhe në kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në oborrin e një mobilierie, ku gjatë një përplasjeje të çastit, për motive ende të paqarta, shtetasit A. Xh dhe G. Xh dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës vëllezërit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre raportohet të jetë nën kontroll.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët nën drejtimin e Prokurorisë po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë, policia ka nisur kontrolle intensive për kapjen e dy autorëve të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT