Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeShowbizKonfiskohen pajisje telefonike me vlerë 60 mijë euro në Prishtinë

Konfiskohen pajisje telefonike me vlerë 60 mijë euro në Prishtinë

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, kanë zhvilluar një kontroll të papritur në një biznes që merrej me shitjen e pajisjeve telefonike në Prishtinë.

Gjatë aksionit janë gjetur dhe konfiskuar 120 telefona celularë të markave iPhone dhe Samsung, 5 ora të mençura Apple, si dhe disa kufje origjinale Apple.


Sipas Doganës, vlera e përgjithshme e mallit të konfiskuar arrin rreth 60 mijë euro.

Ky operacion, sipas njoftimit, është pjesë e angazhimeve të përbashkëta të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftimin e kontrabandës dhe krimit ekonomik, me synim mbrojtjen e tregut të brendshëm, interesit fiskal të shtetit dhe konkurrencës së ndershme.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT