Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeKonfirmohet raportimi i Sinjalit për operacionin policor në Bivolak: Arrestohen 6 persona...

Konfirmohet raportimi i Sinjalit për operacionin policor në Bivolak: Arrestohen 6 persona – sekuestrohen eskavatorë, kamioneta e traktorë

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë ekskluzivisht për një operacion policor është u zhvilluar në Bivolak, ku autoritetet kanë ndërhyrë për shkak të dyshimeve për nxjerrje ilegale të thëngjillit.

Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë ku ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar në tri lokacione: në fshatrat Bivolak, Zhilivodë dhe Stroc të komunës së Vushtrrisë, përkitazi me dyshimet për nxjerrje ilegale të thëngjillit në këto lokacione.

Gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë persona të cilët do të intervistohen nga policia, me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit“ dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“.

Po ashtu, janë sekuestruar tre eskavatorë, gjashtë kamioneta, dhe një traktor, që dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT