Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajme“Jo në emrin tim”, shqiptarët protestuan para Parlamentit gjerman

“Jo në emrin tim”, shqiptarët protestuan para Parlamentit gjerman

Para Parlamentit gjerman në Berlin është mbajtur sot protesta me moton “Jo në emrin tim”, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Në protestë morën pjesë shqiptarë nga qytete dhe rajone të ndryshme të Gjermanisë, të cilët u mblodhën në kryeqytetin gjerman për të shprehur qëndrimin e tyre ndaj vendimit të Speciales.

Protesta në Berlin është pjesë e një serie tubimesh me të njëjtën moto, të organizuara në vende të ndryshme të botës ku jeton diaspora shqiptare.

Përmes këtyre protestave, organizatorët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj dënimeve të shqiptuara nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT