Ariana Musliu Shoshi, pjesë e delegacionit të Kosovës ka konfirmuar heqjen e Kosovës nga agjenda e Komitetit Politik të KiE-së.
Ajo ka bërë të ditur se kjo u bë me kërkesë të kryetarit të Grupit të EPP, Pablo Hispán dhe siç tha Musliu Shoshi, kjo situatë tregon nevojën për mobilizim si shtet, në bashkëpunim me aleatët.
“Sot, në Komitetin për Ãështje Politike dhe Demokraci, morëm pjesë si delegacion, ku në agjendë ishte edhe opinioni për ngritjen e statusit të Kosovës në këtë organizatë. Në fillim të takimit, me kërkesë të kryetarit të Grupit të EPP, Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës, një zhvillim i papritur që nuk ishte paraparë as në grupet politike dhe as si mundësi”.
“Kjo situatë tregon nevojën për mobilizim si shtet, në bashkëpunim me aleatët tanë, për të krijuar një strategji të qartë që do të sigurojë realizimin e prioriteteve dhe agjendave tona në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar tutje Musliu Shoshi.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


