Deri më tani, në Shqipëri janë raportuar në total 13 vatra zjarri, 10 prej të cilave janë aktive, 2 po mbahen nën kontroll ndërsa 1 tjetër është shuar plotësisht.
Në zonën e Lurës situata paraqitet më dramatike, por nuk ka rrezik për banesat. Aktive mbetet edhe vatra në Qafë Helmes, Bulqizë-Selishtë, ku forcat operacionale kanë arritur të vendosin nën kontroll pjesë të saj.
Edhe ditën e sotme, në Krujë është ndërhyrë nga ajri për të normalizuar situatën në Abaze dhe Zidoll ndërsa tani po punohet për shuarjen e plotë. Në Priskë të Madhe situata është nën kontroll ndërsa vatra aktive mbeten në Malin e Dajtit.
Në Gjirokastër, Lezhë, Elbasan dhe Shkodër vijon puna dhe monitorimi i vatrave të mbetura. Në Përmet dhe Qukës, reshjet e shiut po favorizojnë normalizimin e situatës, ndërsa vatra në Paulesh të Peqinit është shuar plotësisht.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


