Thursday, August 27, 2026
spot_img
HomeLajmeKomuna paralajmëron qytetarët: Mos hidhni mbeturina në hapësirat publike, gjoba deri në...

Komuna paralajmëron qytetarët: Mos hidhni mbeturina në hapësirat publike, gjoba deri në 500 euro

Ekipet e pastrimit kanë larguar mbrëmë sasi të mëdha të mbeturinave vëllimore dhe inerte nga lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Përmes një njoftimi, qytetarët janë paralajmëruar që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike, pasi për shkelësit parashihen gjoba deri në 500 euro nga Inspektorati i Komunës.

“Ju lusim qytetarë, të keni kujdes, mos hidhni mbeturina në hapësira publike sepse do të gjobiteni 500 euro nga Inspektorati i Komunës”, thuhet në njoftim.

Nga institucionet është bërë thirrje për bashkëpunim të qytetarëve në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit në kryeqytet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT