Thursday, August 27, 2026
spot_img
HomeLajmeE tmerrshme në Vlorë, burri sulmon me sëpatë gruan – shoqërohet në...

E tmerrshme në Vlorë, burri sulmon me sëpatë gruan – shoqërohet në polici

Një ngjarje dhune në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga Top Channel, një çift shtë konfliktuar, ndërsa bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten 61-vjeçare me një mjet prerës, tip sëpatë, në pjesën e ballit.

Ajo është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dëmtimet janë raportuar si sipërfaqësore, kryesisht në pjesën e ballit.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar bashkëshortin dhe po merr deklarimet e tij, ndërsa po merret në pyetje edhe e dhunuara, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT