Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeShowbizKomuna e Shtimes vazhdon punimet për kanalet kulluese në Godanc

Komuna e Shtimes vazhdon punimet për kanalet kulluese në Godanc

Komuna e Shtimes po vijon me fazën e dytë të projektit për ndërtimin e 3 kilometrave kanaleve kulluese në fshatin Godanc, një investim kapital me vlerë rreth 500 mijë euro, përcjell Telegrafi.

Kjo fazë do të mbulojë 25 hektarë tokë bujqësore dhe synon të adresojë përmbytjet e përsëritura nga ujërat atmosferike, të cilat kanë dëmtuar fushat e zonës sidomos gjatë pranverës dhe vjeshtës.


Projekti vazhdon pas fazës së parë, në të cilën u ndërtuan 2 kilometra kanale, ndërsa faza e tretë do të lidhë përfundimisht gjithë rrjetin kullues, duke garantuar funksionalitet të plotë dhe qëndrueshmëri afatgjatë për fermerët e zonës. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT