Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeKomuna e Shtimes: Parandalohet përhapja e zjarrit në Dugë

Komuna e Shtimes: Parandalohet përhapja e zjarrit në Dugë

Komuna e Shtimes ka bërë të ditur se sot një zjarr ka shpërthyer në fshatin Dugë (Karaçicë).

Në njoftimin e lëshuar thuhet se falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Njësisë së Zjarrfikësve, Policisë, dhe Zyrës për Emergjenca pranë Komunës, zjarri është lokalizuar në kohë dhe situata tashmë është nën kontroll.

“Sipas informacioneve paraprake, zjarri rrezikonte të përhapej më tej për shkak të terrenit të thatë, por reagimi i menjëhershëm i autoriteteve ka parandaluar dëme më të mëdha”.

“Zjarrfikësit kanë vepruar me profesionalizëm për shuarjen e flakëve, Policia e Shtimes ka ndihmuar në sigurimin e zonës dhe parandalimin e rreziqeve të mëtejshme, ndërsa Zyra për Emergjenca ka qenë e angazhuar në koordinimin e operacionit, duke siguruar mbështetje për ekipet në terren dhe vlerësimin e situatës”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë menjëherë çdo rast zjarri për të parandaluar situata të rrezikshme në të ardhmen. /Klankosova.tv

The post Komuna e Shtimes: Parandalohet përhapja e zjarrit në Dugë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT