Tuesday, June 9, 2026
spot_img
HomeLajme“Dardanet” nuk ndalen, sigurojnë fazën e playoff-it për Botëror

“Dardanet” nuk ndalen, sigurojnë fazën e playoff-it për Botëror

Kosova e ka mbyllur me sukses fazën e grupeve në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës, duke siguruar kualifikimin në “play-off” dhe avancimin në Ligën B për edicionin e ardhshëm.

“Dardanet” kanë shënuar një fitore historike në ndeshjen e fundit, duke e mposhtur Gjibraltarin në udhëtim me rezultat bindës 8-0.

Ndeshja është dominuar plotësisht nga Kosova, e cila ka shënuar pesë herë vetëm në pjesën e parë.

Serinë e golave e hapi Donjeta Halilaj, e ndjekur nga kapitenia Erëleta Memeti, e cila realizoi dy herë.

Në listën e shënuesve u regjistruan gjithashtu Kaltrina Biqkaj, Lumbardha Misini, Modesta Uka, Blerta Smaili dhe Gentiana Fetaj, e cila vulosi rezultatin 8-0 në fund të takimit.

Ky ishte triumfi më i thellë i Kosovës në këtë kampanjë, duke përforcuar edhe më shumë pozitat e saj në grup.

Më herët, Kosova kishte mposhtur Gjibraltarin edhe në Prishtinë me rezultat 6-0, si dhe kishte marrë dy fitore ndaj Bullgarisë.

Grupi u mbyll me Kosovën dhe Kroacinë me nga 15 pikë, por “Dardanet” dolën të parat falë goldallimit më të mirë. Kosova ka realizuar 20 gola dhe ka pësuar vetëm 3, duke lënë pas Kroacinë në renditje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT