Tuesday, June 30, 2026
spot_img
HomeLajmeKomandanti i KFOR-it mbledh përfaqësuesit e 31 vendeve kontribuese, fokusi te siguria...

Komandanti i KFOR-it mbledh përfaqësuesit e 31 vendeve kontribuese, fokusi te siguria në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Ozkan Ulutash, ka pritur në një takim ambasadorët, krerët e misioneve dhe Përfaqësuesit e Lartë Kombëtarë nga 31 vendet kontribuese me trupa në misionin e NATO-s në Kosovë.

Sipas një njoftimi, takimi është mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.

Gjatë takimit, Ulutash ka paraqitur situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it si dhe prioritetet kryesore të misionit për periudhën në vijim.

Ai ka rikonfirmuar angazhimin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

Po ashtu, ai ka shprehur vlerësim për të gjitha vendet kontribuese me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT