Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeKolona të gjata si pasojë e aksidentit mes autobusit e veturës në...

Kolona të gjata si pasojë e aksidentit mes autobusit e veturës në rrugën Prishtinë-Pejë

Një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture ka ndodhur gjatë ditës në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë.

Nga aksidenti të lënduar sipas policisë kanë mbetur tre persona, ku në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se si pasojë e aksidentit ka pasur kolona në trafik deri pak minuta më herët.

Klankosova.tv ka kontaktuar me kompaninë “Kujtimi Bus”, autobusi i të cilës është përfshirë në aksident.

Nga kompania thanë se autobusi nuk është i linjës Kosovë – Gjermani, por i linjës Gllogjan – Pejë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT