Monday, June 29, 2026
spot_img
HomeLajmeKoalicion PDK-VV? Kështu përgjigjet Totaj (VIDEO)

Koalicion PDK-VV? Kështu përgjigjet Totaj (VIDEO)

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për mundësinë e një koalicioni paszgjedhor, duke përmendur edhe raportet e mundshme mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Totaj tha se ai e preferon një koalicion mes partive opozitare dhe komuniteteve joshumicë.

Duke kritikuar qeverisjen e Vetëvendosjes, ai u shpreh se kjo parti ka treguar aftësi për të fituar zgjedhje, por jo për të qeverisur.

“Është dëshmuar që Lëvizja Vetëvendosje nuk di të qeverisë. Ata po dinë të bëjnë opozitë, të marrin votat, të marrin pushtetin, por të qeverisin nuk dinë”.

Ai shtoi se vendimmarrja brenda kësaj partie, sipas tij, është e centralizuar dhe e varur nga lideri.

“Kemi parë qeveri të praktikantësh që nuk kanë energji e as vizion sepse aty funksionin sipas hierarkisë, sipas urdhrave edhe askush nuk e të drejtën të marrë vendim pa aprovimin e liderit suprem. Andaj një mendësi e tillë nuk na duhet”, theksoi ai.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT