Ndryshimet klimatike po shfaqin efektet e tyre dramatike në Kinë, ku temperaturat ekstreme kanë përfshirë pjesën veriore dhe qendrore të vendit, duke detyruar autoritetet të lëshojnë paralajmërime dhe të ndërmarrin masa për të mbrojtur sektorin bujqësor.
Sipas raportimeve të agjencisë Reuters, temperaturat kanë arritur mbi 40 gradë Celsius në provincat Hebei, Henan dhe Shandong – rajone që kanë rëndësi të veçantë për prodhimin e ushqimit. Henan, e njohur ndryshe si “hambari i Kinës”, është goditur veçanërisht nga kjo valë e të nxehtit.
Në Zhengzhou, kryeqyteti i provincës Henan, dhe Shahe, në provincën Hebei, temperaturat arritën dje në 41 dhe 42.9 gradë, temperaturat më të larta të regjistruara për muajin maj, thanë autoritetet.
Ndërkohë, Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës ka paralajmëruar se temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke rritur shqetësimet për ndikimin e tyre në shëndetin publik dhe në bujqësi.
Ekspertët kanë ngritur alarmin se këto fenomene ekstreme janë pasojë direkte e ndryshimeve klimatike.
Vendi po përballet me valë të nxehti gjithnjë e më të gjata dhe më intensive dhe reshje më të shpeshta dhe të paparashikueshme, të cilat janë pasojë e ndryshimeve klimatike, theksojnë ekspertët.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


