Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeKica – Xhelili: VV-së po i pengojnë 20 mijë votat e LDK-së,...

Kica – Xhelili: VV-së po i pengojnë 20 mijë votat e LDK-së, por jo Martin Berishaj që i barte lart e poshtë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doars Kica-Xhelili, tha se LDK-ja i mori rreth 20 mijë vota ne diasporë, ndonëse janë regjistruar 40 mijë.

Përkundër kësaj, Kica – Xhelili thotë se kjo serish po i pengon Lëvizjes Vetëvendosje.

“Tejet falënderues, megjithatë, ne kishim pritur më shumë! Degët e strukturat tona ishin angazhuar masivisht që në mërgatë t’i kthehej vota LDK-së, por arritëm përgjysmë rezultatin e synuar”, tha Kica-Xhelili transmeton Klankosova.tv

Ajo theksoi se VV-së nuk i penguan votat në konsullata, ku 80% ishin për VV, e as nuk i pengoi Martin Berishaj që barte vota.

“Nuk i penguan 80% e votës për VV në konsulata;

Nuk i penguan votat që i mbante lartë e poshtë Martini;

Nuk i penguan fletëvotimet për VV pa vule, e as dyshimet mbi trenin bulgar në plot komuna;

Nuk i pengonte Ministrja Gërvalla që përmes përfaqësive diplomatike organizonte tubime partiake;

Nuk po i pengon as tani kur eksponentë të VV e burri i ministres së drejtësisë sorollaten nëpër QNR si në bashqe, e kërkojnë nga zyrtarët e LDK të dalin jashtë “për t’i dalë fer”, si rrugaqë që vetëm në institucione publike s’e kanë vendin”, shtoi ajo.

The post Kica – Xhelili: VV-së po i pengojnë 20 mijë votat e LDK-së, por jo Martin Berishaj që i barte lart e poshtë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT