Ushtarë nga vende të ndryshme kontribuuese brenda Komandës Rajonale-Lindje (RC-E), pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), kanë marrë pjesë në aktivitetin stërvitor “Norwegian Foot March” në kampin Bondsteel, ku është testuar qëndrueshmëria, vendosmëria dhe puna ekipore e pjesëmarrësve.
Sipas njoftimit të KFOR-it, aktiviteti ka bashkuar pjesëmarrës shumëkombësh për të përshkuar një marshim në këmbë prej 18.6 miljesh, duke mbajtur çantë shpine brenda një kohe të përcaktuar.
Ky ushtrim, siç thuhet, ka për qëllim rritjen e rezistencës, forcimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e partneriteteve brenda forcës.
Gjithashtu theksohet se përmes aktiviteteve të tilla, personeli i KFOR-it mban nivel të lartë gatishmërie dhe ndërveprueshmërie, duke forcuar bashkëpunimin dhe duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm për sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


