Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeKërkohet shtimi i numrit të logopedëve në institucione

Kërkohet shtimi i numrit të logopedëve në institucione

Për herë të parë në Kosovë, nga ana e institucioneve shtetërore, po shënohet Dita Evropiane e Logopedisë, nga Zyra për Qeverisje të Mirë, në bashkëpunim me organizatën “zë”, ku u trajtuan sfidat që kanë logopedët në Kosovë.

Nga një hulumtim pesëvjeçar i organizatës “Zë”, në vitin 2020 nga 400 logopedë të diplomuar, vetëm 27 prej tyre janë të licencuar, e dy prej tyre të punësuar në QKUK, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini tha se falë këtij bashkëpunim, me institucionet përgjegjëse do të mundohen të bëjnë progres dhe të identifikojnë sfidat e logopedëve në Kosovë.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i organizatës “Zë”, Lekë Gjurgjiali shpalosi hulumtimin e tij pesë vjeçar.

Sipas tij, në vitin 2021 Klinika e ORL-së ka ofruar vetëm 379 shërbime logopedike, ndërsa organizata tij dyfishin e këtyre shërbimeve.

E Donjeta Kelmendi nga organizata KOMF u bëri thirrje institucioneve qendrore dhe atyre lokale që të rrisin numrin e logopedëve në institucione.

Shërbimet logopedike, ndihmojnë fëmijët që kanë probleme në të folur dhe në komunikim.

The post Kërkohet shtimi i numrit të logopedëve në institucione appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT