Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeShowbizKërkohet paraburgim për gjakovarin që e kanosi gruan dhe mikun e tij

Kërkohet paraburgim për gjakovarin që e kanosi gruan dhe mikun e tij

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar një muaj paraburgim në Gjykatën Themelore në Gjakovë për të pandehurin me inicialet G.G. pasi në shtëpinë e tij e kishte kanosur dhe lënduar gruan e tij, E.G.

I njëjti kishte kanosur edhe vëllain e gruas së tij, me inicialet I.H., duke i thënë se do ta vrasë, derisa të gjithë ishin duke qëndruar në dhomën e ndenjës, ku gjithçka nisi nga një mosmarrëveshje e të dyshuarit për shkaqe xhelozie me gruan e tij.

“Sipas pikës I të dispozitivit të kërkesës, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet G.G., me datë 26.02.2025, rreth orës 13:00 në rr. “I.G.” në Gjakovë saktësisht  në shtëpinë e tij, seriozisht dhe me armë AK 47 e kanos të dëmtuarën bashkëshorten e tij E.G., dhe të dëmtuarin I.H., i cili është vëllai i bashkëshortes së tij se do ti privojë nga jeta, në atë mënyrë që ditën kritike derisa kishin qenë duke ndenjur në sallon midis tyre nis një mosmarrëveshje me të dëmtuarën – bashkëshorten e tij E.G., për shkaqe xhelozie”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera shtohet se i njëjti më pas i kishte shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij,

“Sipas pikës II të dispozitivit të kërkesës, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet G.G., me datë 26.02.2025 rreth orës 13:00 në rr. “I.G.” në Gjakovë saktësisht  në shtëpinë e tij, me dashje dhe me mjet të rrezikshëm (thikë) me të cilin mund të shkaktojë lëndim të rënd trupor ose dëmtim të rendë të shëndetit ushtron keqtrajtimin fizik, me qëllim që t’i shkaktoj lëndime trupore personit tjetër dhe atë viktimës së ndjeshme – bashkëshortes së tij E.G., me ç‘rast të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore të përshkruara sipas raportit mjekësor të lëshuar nga Spitali Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë”.

Të njëjtit poashtu i është konfiskuar edhe një armë të cilën e kishte pa leje.

“Sipas pikës III të dispozitivit të kërkesës, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet G.G., nga koha e pavërtetuar e deri me datë 26.02.2025 në rr. “I.G.” në Gjakovë, saktësisht në shtëpinë e tij, pa autorizim ka mbajtur në posedim armë dhe municion në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët nr.05/L-022”. /Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT