Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeKërkohet aktivizimi i shtetit për edukimin medial (VIDEO)

Kërkohet aktivizimi i shtetit për edukimin medial (VIDEO)

Të premten, në emisionin Edu Media të Klan Kosovës, që realizohet me mbështetjen e OSBE-së u diskutua për keqinformimin, dezinformimin e lajmet e rreme.

Hulumtuesi në platformën Hibrid.info, Festim Rizanaj, si i ftuar në panel diskutimi, kërkoi më shumë aktivizim të institucioneve gjegjëse që edukimi medial të ligjërohet nëpër shkolla.

Kjo pasi sipas tij mungon serioziteti i organeve shtetërore në trajtimin e kësaj çështjeje.

“Nuk ka vullnet nga institucionet për përfshirjen e edukimit medial si lëndë obligative në kurrikulë mësimore, ani se është bërë thirrje duke filluar nga departamenti i gazetarisë e organizatat e tjera të shoqërisë civile. Edukimi medial me iniciativën e disa mësimdhënësve po ligjërohet si lëndë zgjedhore në disa shkolla, por veç më iniciativë të mësimdhënësve”, deklaroi Rizanaj.

Një kontribut në shtrirjen e edukimit medial, siç tha Rizanaj, po e jep Departamenti i Gazetarisë në Univeristetin e Prishtinës.

“Departamenti i Gazetarisë ka trajnuar më shumë se 300 mësimdhënës për edukimin medial në bashkëpunim me SBASHK-un, që ata të jenë të gatshëm nëse bëhet lëndë obligative, ata të kenë mundësinë për të  dhënë kontributin e tyre. Megjithatë, kjo është më specifike sepse kur kjo të bëhet duhet që për shkollën fillore të ulët, të mesme e të lartë duhet krijohen planet mësimore por ka mungesë edhe të literaturës”, tha Rizanaj.

I njëjti potencoi edhe rëndësinë e edukimit medial, pasi siç tha ka në jo pak raste çrregullim të madh informative.

“Manipulimi i fakteve dezinfomatat e mashtrimet e ndryshme, plasohen ne media sociale zakonisht me prapashtesën ‘info’ apo ‘press’ me idenë që ato ofrojnë përmbajtje informative, sidomos në mediat sociale Facebook e Instagram”.

Por së fundmi, Rizanaj tha se kanë vërejtur që ka rritje të këtyre përmbajtjeve edhe në Tik Tok.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT