Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajme“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, Prokuroria në Ferizaj ndalon dy persona

“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, Prokuroria në Ferizaj ndalon dy persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar opinionin publik se, me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale.

Sipas njoftimit zyrtar, njëri nga të ndaluarit është një noter në komunën e Ferizajt, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, e paraparë në nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Personi tjetër dyshohet për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, sipas nenit 333 të Kodit Penal, transmeton Klankosova.tv.

Ndalimi i tyre është rezultat i vazhdimit të hetimeve që lidhen me një rast më të hershëm, ku Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte ndaluar edhe tre persona të tjerë, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria ka bërë të ditur se do të vazhdojë me procedurat dhe veprimet e nevojshme ligjore ndaj të pandehurve në këtë çështje penale, në përputhje me ligjet në fuqi.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT