Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion kanë zhvilluar dy aksione të ndara në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.
Të dyshuarit po hetohen për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje të fshehtësisë së procedurës, marrje deklaratash me anë të shtrëngimit, keqpërdorim të informatës zyrtare, mashtrim, legalizim të përmbajtjes së rreme, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti.
Sipas dyshimeve fillestare të hetuesisë, të dyshuarit në bashkëveprim dyshohet se kanë siguruar përfitime të kundërligjshme pasurore përmes falsifikimit të dokumenteve pronësore dhe ndryshimit të paligjshëm të pronarëve të pronave.
Po ashtu, pesë zyrtarët e përfshirë në rast dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore dhe kanë keqpërdorur pozitën zyrtare për të mundësuar përfitime të kundërligjshme.
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq


