Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeKEK nis remontin 30-ditor të njësisë B2 në “Kosova B”

KEK nis remontin 30-ditor të njësisë B2 në “Kosova B”

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka filluar remontin e rregullt 30-ditor të njësisë B2 në Termocentralin “Kosova B”, në përputhje me Bilancin Vjetor Energjetik.

Sipas KEK-ut, ky proces është pjesë e mirëmbajtjes së planifikuar dhe ka për qëllim rritjen e sigurisë operacionale, si dhe garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të njësisë gjatë periudhës së ardhshme.

Ndërkohë, njësia B1 vazhdon të jetë nën proces modernizimi, përfshirë instalimin e elektrofiltrave dhe sistemit DeNOx, punime që kanë nisur në prill dhe pritet të përfundojnë në fund të vitit.

Në anën tjetër, gjatë paradites është raportuar për ndalje të papritura të të dy blloqeve, B1 dhe B2, megjithatë deri tani nuk ka pasur sqarim zyrtar shtesë nga KEK-u lidhur me shkaqet e mundshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT