Thursday, April 23, 2026
spot_img
HomeLajmeKatz: Izraeli gati ta kthejë Iranin në epokat e errëta

Katz: Izraeli gati ta kthejë Iranin në epokat e errëta

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se Izraeli është i gatshëm “ta kthejë Iranin në epokat e errëta”.

Duke folur gjatë një vlerësimi të situatës në Ministrinë e Mbrojtjes, Katz ka thënë se ushtria izraelite është e përgatitur për të rifilluar luftën kundër Iranit, duke theksuar se objektivat tashmë janë të përcaktuara.

“Objektivat janë të shënuara”, tha ai.

Sipas Katz, Izraeli po “pret një dritë jeshile” nga Shtetet e Bashkuara për të rifilluar luftën dhe “përfunduar eliminimin e dinastisë Khamenei dhe për ta kthyer Iranin në epokat e errëta”.

Ndërkohë, të enjten në mbrëmje, kryeministri Benjamin Netanyahu pritet të thërrasë një takim me zyrtarët më të lartë të sigurisë për të diskutuar situatën me Izraelin dhe Libanin, ka bërë të ditur një burim izraelit për CNN.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT