Wednesday, July 29, 2026
spot_img
HomeLajmeKaty Perry mbetet “e bllokuar” mbi publik në Maltë, momenti i pazakontë...

Katy Perry mbetet “e bllokuar” mbi publik në Maltë, momenti i pazakontë bëhet viral

Këngëtarja amerikane Katy Perry ka përjetuar një situatë të pazakontë gjatë koncertit të saj në festivalin “Isle of MTV Malta”, pasi një performancë skenike nuk shkoi sipas planit.

Teksa po interpretonte këngën “I Kissed a Girl”, artistja u fut në një shishe gjigante transparente të fryrë, e cila ishte projektuar të lëvizte mbi turmën dhe më pas të rikthehej në skenë.

Megjithatë, publiku filloi ta shtynte shishen në drejtimin e kundërt, duke bërë që Katy Perry të largohej gjithnjë e më shumë nga skena.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë këngëtaren duke u bërë shenja fansave dhe duke u kërkuar që ta drejtonin sërish drejt skenës, ndërsa në një moment dëgjohet edhe duke i udhëzuar se nga duhet ta lëviznin.

Pas disa çastesh konfuzioni, publiku arriti ta kthente shishen në drejtimin e duhur dhe artistja u rikthye në skenë, ku vazhdoi koncertin mes duartrokitjeve.

Momenti u përhap me shpejtësi në platformat sociale, duke u shndërruar në një nga videot më të komentuara të ditës. Përdoruesit e rrjeteve sociale e shoqëruan ngjarjen me meme dhe komente humoristike, ndërsa shumë e cilësuan si një nga momentet më argëtuese të këtij edicioni të festivalit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT