Këngëtarja amerikane Katy Perry do të performojë më 12 qershor në stadiumin SoFi në Inglewood të Kalifornisë përpara ndeshjes së parë të Kupës së Botës 2026, ka njoftuar Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Futbollit (FIFA).
Si pjesë e ceremonisë para ndeshjes midis SHBA-së dhe Paraguait, do të performojnë reperët Future dhe Remo, këngëtarët Lisa, Tyla dhe Anita, si dhe DJ Sanjoy, raportoi AP. Mbrëmë, FIFA njoftoi programe argëtuese para ndeshjeve hapëse në të tre vendet pritëse të turneut të zgjeruar me 48 ekipe kombëtare.
Ceremonia para-hapëse midis Meksikës dhe Afrikës së Jugut më 11 qershor në Estadio Azteca do të përfshijë performanca nga Tyla, Alejandro Fernandez, Danny Ocean, Lila Downs, Belinda, J Balvin, Los Angeles Azules dhe Mana.
Yjet e muzikës kanadeze Alanis Morissette, Michael Buble, Alessia Cara dhe Jesse Reyes, së bashku me artistë të tjerë, do të performojnë para ndeshjes së parë të Kanadasë kundër Bosnjës dhe Hercegovinës në BMO Field.
Ceremonitë duhet të fillojnë 90 minuta para fillimit të ndeshjeve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


