Tuesday, April 21, 2026
spot_img
HomeLajmeKapet me drogë në park në Podujevë, i mituri thotë se e...

Kapet me drogë në park në Podujevë, i mituri thotë se e bleu për konsum personal

Një i mitur është ndaluar nga policia në Podujevë pasi gjatë kontrollit i është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

Ngjarja ka ndodhur më 16 prill rreth orës 16:40 në parkun “Manchester”.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari R.I.17 vjeç është ndaluar nga njësia policore, ku gjatë kontrollit i është gjetur një sasi prej 4.55 gramësh marihuanë.

Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës dhe përfaqësueses së Qendrës për Punë Sociale, i njëjti ka deklaruar se substancën e kishte blerë në Prishtinë për konsum personal.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe njësia për hetimin e narkotikëve (DHTN), ndërsa prokurori kujdestar për të mitur ka urdhëruar inicimin e rastit për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve”.

Pas procedurave, i mituri është liruar në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT