Monday, August 31, 2026
spot_img
HomeLajmeDeklarohet për herë të parë Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej Kosovës me...

Deklarohet për herë të parë Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej Kosovës me devotshmëri

Kandidati për president të Kosovës, Bekim Sejdiu, është deklaruar për herë të parë pas dakordimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për emrin e tij.

Sejdiu tha se ndihet i nderuar që gjatë negociatave emri i tij ka marrë mbështetjen e të dyja partive, duke konfirmuar se e ka pranuar propozimin.

“Kjo më bën të ndihem i nderuar për besimin që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive. Unë e kam pranuar këtë propozim, ndonëse ambicia ime ka qenë gjithmonë në fushën akademike”, deklaroi ai.

Sejdiu tha se është i vetëdijshëm për barrën dhe përgjegjësinë që sjell posti i presidentit, veçanërisht në rrethanat aktuale politike.

“Jam në shërbim të Kosovës, qytetarëve dhe shtetit tonë, që të shërbej me devotshmëri, siç kam bërë gjithmonë”, u shpreh ai.

Sipas Sejdiut, motivi i tij kryesor për pranimin e propozimit është që të vihet në shërbim të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT