Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeKapet duke transportuar 9 qingja pa dokumentacion, ndalohet një person në Gjilan

Kapet duke transportuar 9 qingja pa dokumentacion, ndalohet një person në Gjilan

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për transport ilegal të kafshëve në fshatin Lladov të Gjilanit.

Policia njofton se rasti ndodhi mëngjesin e së enjtes kur zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet.

Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur 9 qingja për të cilët i dyshuari nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për transport.

“Me vendim të prokurorit dhe të zyrtarit të AVUK, i dyshuari dhe kafshët janë liruar dhe rast shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor, transmeton Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT