Thursday, August 27, 2026
spot_img
HomeShowbizKallëzim penal kundër dy kompanive të huaja për shkaktim të rrezikut të...

Kallëzim penal kundër dy kompanive të huaja për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm me minim në autostradën Gostivar-Kërçovë

Zyra e Jashtme për Çështje Penale në Gostivar ngriti kallëzime penale kundër dy personave juridikë të huaj për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm gjatë punimeve ndërtimore”.

“Më 25.03.2025, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në autostradën Gostivar-Kërçovë, në një vend në fshatin Banjicë, personat juridikë të raportuar shkaktuan rrezik të përgjithshëm gjatë shpërthimit duke shkaktuar rënien e një guri të madh në uzinën e një fabrike prodhimi tullash, duke dëmtuar një autocisternë në pronësi të fabrikës”, thuhet në njoftimin e MPB./Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT