Thursday, September 24, 2026
spot_img
HomeLajmeKallas takon përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor në New York, pjesë e darkës...

Kallas takon përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor në New York, pjesë e darkës Kurti e Gjuriq

Përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë zhvilluar një drekë joformale me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas.

Në këtë takim kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti; ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha; kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski; presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq; ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq; si dhe ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë dhe Hercegovinës, Dino Konakoviq.

Për këtë takim ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Sipas këtij njoftimi, temë e takimit ka qenë stabiliteti rajonal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT